Emigrantët sulmojnë tragetin
04/09/2014 00:00
Me dhjetra emigrantë të paligjshëm janë përpjekur të hyjnë me dhunë, në një traget në portin francez të Kalaisesë, i cili do të udhëtonte drejt Britanisë.
Situata është qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së policisë, që ka vënë në pranga disa vetë.
Të martën, kryetarja e Bashkisë së qytetit, Natacha Bouchart, deklaroi se Kalaiseja po mbahet peng nga më shumë se 1.000 emigrantë të paligjshëm, që duan të shkojnë në Angli, e shtoi se do ta bllokonte portin, nëse Londra nuk ndihmonte në frenimin e klandestinëve.
Top Channel