Britanikët kërkojnë ndërhyrje

04/09/2014 00:00

“Boll kundrove nga avioni zoti Cameron, dërgo avionët pa pilotë! Edhe forcat speciale!”

Titulli i madh i pretigjozes “The Sun”, më shumë sesa gjetje gazetareske është një apel për veprim në një kohë kur pengut britanik në duart e militantëve gjakësorë të ISIS-it i kanë mbetur vetëm 16 ditë kohë. Një sondazh i realizuar nga tabloidi më i madh në vend pas ekzekutimit të amerikanit të dytë me prerje koke nga ekstemistët dhe kërcënimit se subjekti i radhës së një barbarizmi të tillë do të jetë pengu skocez David Haines, tregon se 47% e një opinioni publik thellësisht skeptik ndaj luftërave e mbështet një mësymje të përbashkët amerikano-britanike dhe vetëm 31% është kundër.

Përpara ekzekutimeve këto shifra ishin 37 me 36, por edhe pse deklaroi se Britania nuk do të tërhiqet përpara vrasësve barbarë, mbrëmjen e kaluar i pyetur mbi mundësinë e sulmeve ajrore, Cameron pati sërish një farë ngurrimi.

“Duhet të bëjmë ç’është e mundur për të ndimuar ata që ndodhen në terren e që duan të krijojnë një Irak për të gjithë, irakianë, sunitë, shiitë e kurdë bashkë”, tha kryeministri.

“Kemi dërguar ndihma, kemi dërguar pajisje ushtarake. Nuk përjashtoj asnjë mundësi”, shtoi ai pa deklaruar hapur se është i gatshëm të nisë avionët në Irak. Ish-shefi i forcave specialeve të Britanisë, gjeneral/lejtnant Sir Graeme Lamb e bëri të qartë se frenimi i ISIS-it është i domosdoshëm.

“Brezat e ardhshëm nuk do të na falenderojnë për botën që dp iu lëmë atyre nëse nuk veprojmë tani”, tha Lamb.

Deri edhe zëri autoritar i kishës, kryepeshkopi i Canterbury-t, Justin Ëelby, do të shprehej për këtë situatë: ka momente kur ushtria dhe ekspertët e shërbimeve sekrete mund ta kuptojnë se vetëm ata mund ta bëjnë dallimin.

Sipas sekretarit të jashtëm britanik Philip Hammon, qeveria po përpiqet të shohë nëse Haines mund të shpëtohet përmes një misioni blic. Edhe pse i mbështet sulmet nga ajri, shumica e britanikëve vazhdon të shprehet kundër dërgimit të trupave tokësore në Irak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB