Kievi akuza Moskës: Forcat ruse depërtuan në rajonin e Sumy-t dhe rrëmbyen rreth 50 civilë Pas njoftimeve për ekzekutimin e gazetarit amerikan Steven Sotloff, nga grupi militant i Shtetit Islamik, disa ligjvënës amerikanë kërkuan veprime urgjente nga Shtetet e Bashkuara kundër IS.
Sipas “Zërit të Amerikës”, dy liderë të Kongresit kanë dalë me thirrjet për aksion. Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, Ed Royce, u shpreh i “tmerruar” nga vrasja e gazetarit Steven Sotloff.
Së bashku me kongresmenin Eliot Engel, ai i përcolli ngushëllimet nënës së 31-vjeçarit, që pak ditë më parë publikoi një video, ku kërkonte lirimin e të birit.
ISIS-i, u shpreh Royce, ka ekzekutuar me prerje kokash, ka kryqëzuar dhe ka vrarë në mënyra të ndryshme mijëra njerëz të pafajshëm në Irak dhe në Siri, dhe tani është duke përdorur videot në përpjekje për të krijuar një kalifat virtual në internet.
Unike në lidhje me strategjinë e ISIS-it, sipas ligjvënësit, është publikimi i këtij informacioni dhe mënyra, me të cilën grupi mburret me kapacitetin e tij për të vrarë dhe për të terrorizuar.
Si Royce dhe Engel pajtohen me idenë se Shtetet e Bashkuara duhet të drejtojnë një koalicion ndërkombëtar për të mposhtur Shtetin Islamik, përmes sulmeve ajrore dhe sulmeve me avionë pa pilot, duke ndihmuar luftëtarët kurdë dhe të tjerët që luftojnë kundër ISIS-it në terren.
Engel e cilësoi ISIS-in një kërcënim për botën e qytetëruar e tha se, pas skadimit të 60 ditëve në bazë të Aktit të Luftës, Presidenti Obama duhet të shkojë në Kongres e të kërkojë më shumë kompetenca për intensifikimin e sulmeve ajrore kundër Shtetit Islamik në Irak e Levant.
Top Channel