Kievi akuza Moskës: Forcat ruse depërtuan në rajonin e Sumy-t dhe rrëmbyen rreth 50 civilë
Presidenti amerikan Brack Obama do të mbërrijë sot në Estoni për të biseduar mbi Rusinë dhe krizën në Ukrainë me udhëheqësit e vendeve baltike.
Bisedimet do të zhvillohen në kryeqytetin e Estonisë, Talin me prezencën e presidentit vendas, atë të Letonisë dhe të Lituanisë. Tre shtete që u bashkuan në NATO në vitin 2004 janë të shqetësuara nga ngjarjet e fundit në Ukrainë.
Gjatë turit të tij 4 ditorë në Europë, Obama do të marrë pjesë në samitin e NATO-s, ku pritet që të mbështesë edhe krijimin e forcës së re të ndërhyrjes së shpejtë të NATO-s në mesin e paralajmërimeve se shefi i Kremlinit, është praktikisht në luftë me Europën. Kohët e fundit NATO bëri publikë planet për krijimin e një force, e cila do të reagonte në rast të ndonjë sulmi të mundshëm të Rusisë ndaj vendeve anëtare të Europës Lindore.
Forca e ndërhyrjes së shpejtë dhe mase të tjera të sigurisë do të diskutohen në një takim dy ditorë të NATO-s, i cili fillon të enjten dhe do të mbahet në Uells.
Gjatë ditës së sotme Presidenti amerikan do të takohet me Presidentin estonez, Tomas Hendrik Ilves, Presidentin lituanez, Dalia Grybauskaite dhe atë të Letonisë, Andris Berzins.
Shtëpia e Bardhë tha se zoti Obama do të përdorë udhëtimin e tij në Estonisë, ku rreth 25% e popullsisë janë me etni ruse, për ta bërë të qartë se ajo është kundër shkeljes së integritetit territorial të vendeve të vogla nga fqinjët e tyre.
Top Channel