Kievi akuza Moskës: Forcat ruse depërtuan në rajonin e Sumy-t dhe rrëmbyen rreth 50 civilë Pas një takimi të Komitetit të Emergjencës “Cobra”, ministri i Jashtëm britanik Philip Hammond deklaroi se Britania po shikon të gjitha opsionet e mundshme për të mbrojtur pengun britanik të mbajtur nga militantët e IS, që kanë kërcënuar se do t’i presin kokën njësoj si gazetarëve amerikanë.
Militantët kanë thënë se britanikum i cili e ka familijen në Skoci, do të vritet, nëse nuk ndërpriten sulmet ajrore amerikane.
Të afërmit e pengut i kanë kërkuar medias të mos e publikojë emrin e tij. Ministri i Jashtëm britanik tha se kapja nga Shteti Islamik i pengut britanik nuk është se i bënte sulmet ajrore nga Britania më të mundshme, por ai nuk e përjashtoi këtë opsion.
“Nëse gjykojmë se sulmet ajrore mund të jenë më përfituese, atëherë ne do t’i marrim ato në konsideratë, por nuk kemi marrë asnjë vendim për momentin”, u tha ministri i Jashtëm britanik gazetarëve, pas takimit të Komitetit ndërministror të Emergjencës, “Cobra”.
Sipas analistëve politikë, besohet se anëtarë të kabinetit qeveritar mendojnë se ka një rast moral, por edhe ligjor, për sulme ajrore në Irak, nëse ato kërkohen nga qeveria irakene dhe nëse mbështetet nga një numër më i madh vendesh të tjera, si dhe të kenë një objektiv të qartë ushtarak.
Top Channel