Franca prish kontratën me Rusinë

03/09/2014 00:00

Franca ka pezulluar një kontratë me Rusinë për shitjen e dy luftanijeve të avancuara me vlerë 1.2 miliard euro.

Zyra e Presidentit francez, Hollande tha se ky vendim u mor pas veprimeve të fundit të Moskës në Ukrainë. Deri tani Franca i kishte rezistuar presionit për të ndaluar shpërndarjen, duke thënë se duhej të respektonte kontratën ekzistuese me Rusinë.   

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Yury Borisov tha se vendimi francez nuk ka për të ndaluar planet e Moskës për të reformuar forcat e armatosura. “Edhe pse është një veprim i pakëndshëm dhe shton tensionet në marrëdhëniet me partnerët francezë, anulimi i kësaj kontrate nuk do të jetë një tragjedi për modernizimin tonë”, tha Borisov.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Ukrainës, Pavlo Klimkin falenderoi palën franceze për vendimin e përgjegjshëm dhe tha se kjo ishte një lëvizje e rëndësishme për të rivendosur paqen në Europë.

Luftanija e parë duhej të dorëzohej në fund të muajit tetor, ndërsa anija e dytë do t’i dorëzohej Rusisë gjatë vitit të ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB