Kievi akuza Moskës: Forcat ruse depërtuan në rajonin e Sumy-t dhe rrëmbyen rreth 50 civilë
Shtetet e Bashkuara janë ende në vlerësim e sipër për të dalë në përfundimin nëse lideri i al-Shabaab në Somali, Ahmed Abdi Godane, është vrarë apo jo, mes personave të vdekur të gjithë militantë të rrjetit të lidhur me al-Qaedan, pas sulmit ajror të amerikanëve gjatë së hënës.
Lajmin e bën të ditur një zyrtar amerikan për Reuters, i cili ka folur për Reuters në kushtet e anonimatit. “Nuk e dimë nëse ai është i vdekur apo jo, por shënjestra jonë ishte pikërisht kundër tij”, tha zyrtari amerikan.
Të tjerë zyrtarë të lartë të SHBA-ve thanë se besohet që Godane të ketë vdekur, por që qeveria amerikane ende nuk e ka konfirmuar këtë rezultat. Nëse ai është vrarë, kjo do të përbëjë një goditje të rëndë ndaj grupit të militantëve.
Që kur mori detyrën si lider në vitin 2008, Godane ka ndryshuar tërësisht grupin si një organizatë globale, por sërish degë e al-Qaedës, një transformim që është vënë në dukje, kur nga kjo organizatë mbetën të vdekur të paktën 67 persona në sulmin e kryer në qendrën tregtare të Kenias, Shtatorin e kaluar.
Top Channel