Kievi akuza Moskës: Forcat ruse depërtuan në rajonin e Sumy-t dhe rrëmbyen rreth 50 civilë Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës ka akuzuar Rusinë se ka nisur një “luftë të madhe”, nga e cila mund të vriten me mijëra persona. Ndërsa Rusia vazhdon të mohojë akuzat.
Komentet erdhën pasi trupat ukrainase u detyruan të lënë aeroportin e Luhansk-ut në lindje të vendit pas ofensivës nga rebelët pro-rusë.
Ndërkohë, bisedimet mes zyrtarëve Ukrainës, rebelëve dhe të dërguarve rusë kanë përfunduar pa ndonjë marrëveshje.
“Një luftë e madhe ka arritur në pragun tonë, një luftë të cilën Europa nuk e ka parë që prej Luftës së Dytë Botërore. Për fat të keq humbjet në një luftë të tillë nuk do të jenë me qindra, por me mijë jetë njerëzish”, tha ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Valeriy Heletey të hënën.
Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat e Ukrainës dhe perëndimorëve për pajisje të rebelëve me armatime dhe dërgim të trupave ruse në terren. Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ishte e vështirë të besohet se deklarata të tilla mund të bëhen nga e Ministrisë së Mbrojtjes së një shteti të civilizuar.
Forcat ukrainase u tërhoqën nga pika strategjike e aeroportit të Luhanskut pas luftimeve të ashpra me rebelët pro-rusë gjatë gjithë natës.
Lajmi u njoftua nga zyrtarë të lartë të Kievit që thanë se trupat e tyre të vendosura në aeroport prej disa javësh, ishin vënë në shënjestër të një zjarri të paprecedentë të një kolone tankesh ruse.
Humbja e kontrollit të aeroportit të Luhanskut është disfata më e madhe e ushtrisë ukrainase ditët e fundit, ku ka humbur terren në luftimet ndaj separatistëve.
Të paktën 680 ushtarë ukrainas ishin kapur nga rebelët në përleshjet e fundit në Donetsk, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve UNIAN.
Top Channel