Putin: Nëse dua, Kievin e marr për 2 javë

02/09/2014 00:00

Presidenti rus Vladimir Putin, këtë herë, kërcënon drejtpërdrejt Perëndimin duke deklaruar se “nëse dua, e marr Kievin brenda 2-javësh”.

Putin e ka thënë këtë shprehje gjatë një bisede telefonike me Josè Manuel Barroson dhe është publikuar në gazetën italiane “La Reppublica”.

Kremlini nuk e mohoi akuzën, por denoncoi zyrtarin europian, Josè Manuel Barroso, për abuzim të një informacioni konfidencial në një telefonatë private.

Është e qartë se ashpërsimi i marrëdhënieve të Moskës me Shtetet e Bashkuara dhe me Aleancën Atlantiko-Veriore do të pasqyrohet në strategjinë e re ushtarake të Rusisë.

Ky dimension i ri tensionesh vjen vetëm një ditë pasi NATO njoftoi shtimin e prezencës në Lindje të Europës, me qëllimin e mbrojtjes së vendeve anëtare.

Ndërkaq, Presidenti Obama ka në plan të vizitojë Estoninë, përpara takimit të nivelit të lartë të NATO-s, për të theksuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara krahas aleancës ushtarake.

Nga ana tjetër, kjo ka zgjuar reagime sërish te Putini, i cili shprehet se zgjerimi i këtij koalicioni do të nxisë ndërhyrjen e Rusisë në Europë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB