Jennifer Lawrence flet për stresin që përjetoi pas lindjes së fëmijës së dytë: Sa herë që flinte mendoja se kishte vdekur Aq shqetësim ka shkaktuar rrjedhja online e fotove nudo të disa yjeve të kinematografisë, të vjedhura nga telefonët e tyre celularë, sa çështjen ka vendosur ta marrë në dorë Byroja Federale e Hetimit.
Rreth 20 personalitete, ndër të cilat edhe aktorja Jennifer Lawrence, i kanë parë fotot e tyre intime të përhapen në internet. Një pjesë janë marrë nga shërbime si AppleCloud, që supozohej të ishte mjaft i sigurt.
Kompania vet është duke verifikuar, nëse janë grabitur llogaritë e iCloud-it. Imazhe kompromentuese aktoresh, këngëtaresh e modelesh qarkullojnë në rrjet, që prej sulmit të hakerave që po cilësohet si “rrjedhja më e madhe e fotove të tilla në histori”.
E para që reagoi, duke kërkuar një hetim, ishte Laërence, aktorja protagoniste e filmit “Lojrat e urisë”. Një zëdhënëse e 24-vjeçares deklaroi se postimet në internet përbëjnë një “shkelje flagrante” të privatësisë.
Zyrtarë të FBI-së thanë për agjencinë e lajmeve “Associated Press” se janë në dijeni të akuzave dhe kanë nisur një hetim mbi këtë çështje. Nga ana tjetër, Apple pohoi përmes zëdhënëses Nat Kerris, se privatësia është një çështje të cilën e merr shumë seriozisht dhe mbetet e angazhuar në mënyrë aktive për zbardhjen e këtij episodi.
Disa prej aktoreve të përfshira, siç është rasti i Victoria Justice, e deklaruan që në fillim se imazhet e tyre ishin fotomontazhe të realizuar me shumë mjeshtëri, por pjesa tjetër e VIP-ave konfirmojnë vërtetësinë e fotove të vjedhura, e thonë se nuk do ta lënë me kaq këtë çështje, por do të luftojnë për masa ligjore kundër shkelësve dhe atyre që ripublikojnë pamjet në fjalë.
Top Channel