Arabia Saudite arreston 88 persona

02/09/2014 00:00

Arabia Saudite ka arrestuar 88 persona, të cilët ishin pjesë e një rrjeti terrorist, siç bëri të ditur Ministria e Brendshme arabe gjatë së martës.

Ata ishin në “prag të zbatimit” të komploteve ofensive brenda territorit të shtetit arab dhe jashtë tij, thuhej në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

Ata vinin nga 6 rrjete terroriste të shpërndara në 4 rajone të vendit, përfshi Mekën, tha Gjeneral-Major Mansour al-Turki, një zëdhënës i Ministrisë.

Disa prej të arrestuarve janë “anëtarë të së njëjtës familje, të cilët kanë dërguar djemtë e tyre nëpër organizata terroriste jashtë vendit”, tha al-Turki. Disa prej të tjerëve ishin përpjekur të udhëtonin jashtë vendit “për t’iu bashkuar grupeve terroriste për të ndërmarrë operacionet terroriste”.

Shumica e tyre ishin shtetas sauditë, ndërsa 3 prej tyre ishin nga Jemeni. Njëri prej tyre ende nuk është identifikuar, bën të ditur al-Turki.

59 prej burrave të arrestuar kishin qenë edhe më parë të arrestuar, ndërsa këtë herë ranë në prangat e policisë pas muajsh të tërë survejimi.

Arrestimet janë pjesë e një operacioni sigurie mbarëkombëtare, bëri të ditur Ministria arabe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB