“P si Politika”. Kjo do të duhej të ishte shkronja e parë në mësimet e nxënësve në Luginën e Preshevës, të cilët mësimin e zhvillojnë pa tekste të nevojshme mësimore.

Dita e parë e shkollës ka filluar me protesta për shkak të mungesës së librave në gjuhën shqipe. Megjithatë, në Bujanoc, shkollen fillore “Naim Frashëri” e ka vizituar Ministri i Arsimit, Srdjan Vrbic i cili ka premtuar se do të kujdeset për një shkollim më cilësorë për të gjithë nxënësit.

“Qëllimi ynë është që çdo fëmijë që është i rrezikuar ose pamundësi për të blerë libra, të ketë libra. Në nivel shteti duam që këto libra të jenë sa më të mira për nxënësit”, tha Srdjan Vrbic, Ministër i Arsimit në Serbi.

Ministria e Arsimit e Serbisë dhuroi për nxënësit e klasës sa parë çanta, libra e fletore.

Në Preshevë, ndërkohë para shkollave protestuan. Problem i mungesës së librave në shqip është kthyer në një çështje politike, zgjidhja e së cilës varet nga qëndrimet e liderëve. Policia serbe vitin e kaluar konfiskoi librat nga Kosova. Shqipëria është angazhuar për zgjidhjen e këtij problemi, por shqiptarët e kësaj zone ende ankohen. Nxënësit në shkollë shkojnë pa abetare.

Top Channel