Varur në 828 metra, punëtorët nepalezë pastrojnë ndërtesën më të lartë në botë në Dubai
Një grup i milicisë islamike në Libi thotë se ka marrë nën kontroll aneksin e banimit të Ambasadës Amerikane në Tripoli një muaj pas largimit të diplomatëve amerikanë për shkak të përleshjeve të dhunshme midis milicive rivale në kryeqytetin libian.
Agjencitë e lajmeve njoftojnë se grupi i milicive islamike i quajtur “Agimi i Libisë” tha se prej një jave është nën kontroll të kompleksit, të cilin ia ka marrë një milicie rivale pas disa javësh luftime për kontrollin e Tripolit dhe aeroportit të tij ndërkombëtar.
Rrjeti televiziv ‘Al Arabiya’ me qendër në Dubai transmetoi një video që tregonte luftëtarët e milicisë islamike duke u hedhur në pishinë nga çatia e objektit amerikan. Ambasadorja amerikane në Libi, Deborah Jones, tha se pamjet duket se janë filmuar në aneksin e banimit të ambasadës.
Ajo tha se nuk duket që ambasada të jetë plaçkitur. Diplomatët amerikanë u larguan në Tunizinë fqinje në fund të korrikut për shkak të përleshjeve në Tripoli. SHBA thanë se do të pezullonin operacionet derisa të garantohej siguria.
Top Channel