Iu hoqën titujt mbretëror, Mbreti Charles akordon një shumë për shpërnguljen e princit nga rezidenca mbretërore dhe një pension vjetor Në momentin që shqyrtohet mundësia e një të prekuri nga ebola në një spital të Stokholmit, për Europën sëmundja e frikshme nuk duket më aq e largët.
Autoritetet shëndetësore suedeze po verifikojnë rastin e një të riu që kohët e fundit kishte udhëtuar në një “zonë me rrezikshmëri” të lartë për virusin. Personi në fjalë ka ethe të forta dhe aktualisht po trajtohet në izolim.
“Wall Street Journal” citon zyrtarë vendas të kenë pohuar se kanë një rast të dyshuar, por nuk japin informacine të tjera. Senegali u bë javën që shkoi vendi i pestë i prekur ebola në Afrikën Perëndimore. Epidemia ka shkaktuar deri tani mbi 1.500 të vdekur, shumica në Guine, Liberi dhe Sierra Leone. Pacienti i parë i këtij vendi në fakt u prek nga sëmundja pasi kishte shkuar të vizitonte të vëllain në Guinenë fqinje.
“Personi mbase nuk e ka ditur fare se ishte i infektuar. Nuk e dinte. Megjithatë, që të jem krejtësisht i sinqertë dua të them se ne afrikanët shtrengojmë duart dhe kur i afrohemi kufirit, nuk mund të themi hajt se do e bllokojmë sëmundjen. Kjo është e pamundur”, thotë një qytetar i Guinesë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se epidemia 6-mujore po vjen në përkeqësim me 40 për qind të rasteve të regjistruara vetëm muajin e fundit.
Top Channel