Konfirmohet rasti i parë me Ebola në Senegal

30/08/2014 00:00

Ministria e Shëndetësisë në Senegal ka konfirmuar rastin e parë me Ebola, duke u bërë vendi i pestë në Afrikën Perëndimore i prekur nga shpërthimi i virusit vdekjeprurës.

Një i ri nga Guinea kishte udhëtuar për në Senegal pavarësisht se ishte i infektuar me virusin e Ebolas.

Deri tani, më shumë se 1500 persona kanë humbur jetën në të gjithë rajonin. Të paktën 3 mijë të tjerë janë të infektuar. Organizata e Shëndetësisë ka paralajmëruar se virusi mund të prekë deri në 20 mijë persona.

Studenti nga Guinea kishte kërkuar të merrte mjekim në një spital në kryeqytetin nga Senegali gjatë ditës së martë, por nuk i kishte bërë të ditur stafit që ishte i infektuar me Ebola.

Menjëherë pas njoftimit për personin e infektuar pati reagime të forta nga banorët në Dakar, të cilët kërkuan nga autoritetet t’i kushtohej më tepër rëndësi kontrollit në kufij, të cilët tashmë janë të mbyll me vendet e prekura nga virusi.

Top Channel