
Një amerikan i dytë raportohet të jetë vrarë duke luftuar me grupin ISIS. Ai është identifikuar si Abdirahmaan Muhamed i cili kishte udhëtuar drejt Sirisë nga San Diego.
Një burim tha për agjencine e lajmeve “Fox News” se 29-vjeçari ishte i martuar më shumë se njëherë dhe ishte babai i nëntë fëmijëve.
Më herët Muhumed kishte postuar në faqen e tij në Facebook një status ku shkruhej “Unë do të heq dorë nga jeta e kësaj bote për Allahun” dhe me poshtë shfaqej një fotografi ku në një dorë mbante Kuranin dhe në dorën tjetër një pushkë.
Sipas analistëve kjo propagandë vjen sepse xhihadistët e shohin luftën si një rrugë drejt përjetësisë. Kjo gjë ka zgjuar shqetësime dhe hetuesit federalë të SHBA besojnë se rreth 100 amerikanë kanë udhëtuar drejt Sirisë për t’u bashkuar me grupet islamike.
Më herët Departamenti i Shtetit konfirmoi vdekjen e një tjetër militanti, McCain i cili humbi jetën gjatë luftimeve krah kalifatit të vetëshpallur islamik ISIS.
Top Channel