Varur në 828 metra, punëtorët nepalezë pastrojnë ndërtesën më të lartë në botë në Dubai Francois Hollande kërkon mbështetje të jashtëzakonshme për Libinë, duke paralajmëruar se pa ndërhyrjen e Kombeve të Bashkuara vendi mund të zhytet në kaos.
Nëse nuk ndërmerret asnjë veprim, terrorizmi do të përhapet në mbarë rajonin, deklaroi presidenti francez një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së bëri thirrje për pushim zjarri të menjëhershëm në këtë vend.
Hollande kërkon edhe sanksione kundër personave të përfshirë në valën e dhunës mes grupeve rivale paraushtarake. Se cilët do të jenë personat e prekur nga masa të tilla, kjo nuk është vendosur ende.
Betimi i Erdogan si president
Rexhep Tajip Erdogan do të bëjë gjatë ditës së sotme betimin si
President i Turqisë, pasi u shpall fitues në zgjedhjet e para popullore
për kreun e shtetit.
Në ceremoninë e së enjtes pritet të marrin pjesë disa krerë shtetesh, por SHBA do të mjaftohen vetëm me dërgimin e një përfaqësuesi të ambasadës së saj, ndërsa nuk do të jetë asnjë nga liderët perëndimorë.
Erdogan, i cili shërbeu në 3 mandate si Kryeministër i Turqisë, është shprehur se do t’i japë më shumë pushtet postit të presidentit. Kritikët janë shprehur se masat e mara do ta bëjnë atë gjithnjë e më autoritarë.
Ministri i Jashtëm, Ahmet Davutoglu do të jetë Kryeministri i ri i vendit. Erdogan, i cili dorëzoi të gjitha funksionet e tij në partinë AK, mbajti fjalimin e tij të fundit në kongresin e partisë, duke thënë: Ajo që ndryshon sot është forma, jo thelbi i misionit që partia jonë ka marrë përsipër, qëllimet dhe idealet e saj nuk ndryshojnë.
Ahmet Davutoglu ishte i vetmi kandidat për të zëvendësuar Erdogan, në fjalën e tij ai tha se Turqia kishte nevojë për një kushtetutë të re.
Frenimi i klandestinëve drejt Italisë
Bashkimi Evropian po i vë në jetë kërkesat e Romës për të marrë më tepër përgjegjësi në shpëtimin e emigrantëve afrikanë, të cilët kryejnë udhëtimin e rrezikshëm për kalimin e Detit Mesdhe.
Shefja e Çështjeve të Brendshme e BE-së, Cecilia Malmstrom tha të mërkurën se shpreson në fillimin e operacionit “Frontex Plus” deri në muajin nëntor. Ajo i bëri thirrje vendeve anëtare të bllokut të kontribuojnë me avionë, anije dhe personel.
Italia i ka kërkuar BE-së të marrë më tepër përgjegjësi për shpëtimin e imigrantëve që largohen për në Europe, për t’i shpëtuar luftës dhe trazirave në vende si Libia, Siria dhe Iraku.
Top Channel