Abuzimi i fëmijëve në Angli

27/08/2014 00:00

Një raport i ri shfaq historinë e skandalit të abuzimit të fëmijëve në Angli. Të paktën 1400 të mitur janë viktima të shfrytëzimit seksual në Rotherham, midis viteve 1997 dhe 2013.

Alexis Jay, e cila shkroi raportin e fundit, tha se është e vështirë për të përshkruar natyrën makabre të llojeve të abuzimit që janë bërë ndaj viktimave.

Ekipi hetimor dha shembuj të fëmijëve të cilët i lagnin me benzinë dhe i kërcënonin se do i vinin flakën nëse do të dëshmonin në polici për aktet ndaj tyre.

Publikimi i raportit u shoqërua me dorëheqjen e kreut të Këshillit të Punës, i cili e ka cilësuar si një dështim historik. Por pavarësisht largimit, autoritetet thanë se Roger Stone do të përballet me masa disiplinore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB