Kamioni përplas motorin, vdes drejtuesi

26/08/2014 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë.

Siç bën me dije policia e Elbasanit, në aksident janë përfshirë një kamion me targa të Bosnje Hercegovinës dhe një motor.

Policia sqaron se nga hetimet e para rezulton që drejtuesi i motorit të ketë humbur kontrollin e mjetit duke i prerë rrugën kamionit dhe nga përplasja drejtuesi ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Megjithatë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që është shoqëruar drejtuesi i kamionit i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Top Channel