Agresioni rus, Rutte: Putin është pengesa kryesore për përfundimin e luftës në Ukrainë
Dy tërmete të tjera kanë tronditur zonën Bardardunga pranë vullkanit, në Islandë, një zonë që ndodhet prej ditës së shtunë nën “alarmin e kuq” për aviacionin, në shenjë paralajmërimi për shkak se mund të shpërthejë.
Këto janë tërmetet më të forta që kanë rënë në zonën e vullkanit, që kur aktiviteti sizmik i kësaj pjese nisi sërish ditën e martë. Autoritetet thonë se nuk ka pasur ndonjë shpërthim të madh, por ka mbyllur hapësirën ajrore mbi këtë zonë, si parandalim të ndonjë fatkeqësie.
Vullkani Eyjafjallajokull i Islandës ka shpërthyer njëherë në vitin 2010, duke prodhuar sasi të mëdha hiri që shqetësuan shumë fluturime anembanë Europës. Zyra sizmiologjike e Islandës (IMO) njoftoi se kishte regjistruar dy tërmete të magnitudave 5,3 dhe 5 në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Sipas saj, ata ishin më të fortët që kanë rënë në zonën Bardardunga, që prej vitit 1996. Hapësira ajrore mbi zonë është mbyllur, por aeroportet e Islandës vazhdojnë të qëndrojë të hapura, thonë autoritetet.
Gjeologët kanë raportuar se rreth 300 tërmete janë kapur në zonë, që prej mesnatës së të martës. Shpërthimi i Eyjafjallajokull-it në Prill të vitit 2010 shkaktoi mbylljen më të madhe të hapësirave ajrore në Europë, që prej Luftës së Dytë Botërore, duke shkaktuar humbje prej rreth 1,5 miliardë deri 2,5 miliardë euro.
Top Channel