1 i vdekur, 2 të plagosur në një aksident

24/08/2014 00:00

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti, që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, në autostradën Lushnje-Fier.

Tri mjete janë përfshirë në këtë aksident në fshatin Vajkan, në dalje të autostradës Lushnje-Fier.

Mjeti i drejtuar nga shtetasi Andon Sterio ka dalë nga rruga, si pasojë e parakalimit të gabuar dhe shpejtësisë së lartë, duke u përplasur me trafik-ndarësen.

Në aksident janë përfshirë edhe dy automjete të tjera. Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen Aleksander Sterio, 50 vjeç, pasagjer, ndërsa janë plagosur lehtë edhe dy persona, që ndodheshin në makinë me viktimën.

Policia tha se viktima dhe të plagosurit po ktheheshin nga një dasmë dhe drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike. Ky i fundit është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Fierit.

Top Channel