Ardhja dhe vajtja nga Kosova për në shtetet e BE-së ku kryesisht jetojnë, për emigratët kosovarë është bërë një rrugë e lodhshme.

Ata thonë se pritje të tilla me më shumë se 5 orë nuk bëjnë në asnjë kufi tjëtër, përveçse në Kosovë dhe Serbi. Top Channel bëri një vëzhgim në pikëkalimin në Meradre, ku kolona e makinave të emigrantëve kishte arritur deri në 5 km.

“Kemi prej orës 11 që presim. Në asnjë pikë tjetër nuk presim kaq shumë”, tha një udhëtar. “Kam pritur pesë orë këtu dhe prap s’ka lëvizje. S’po durojmë më”, u shpreh një tjetër.

Përveç pritjeve të gjata që ata bëjnë, kalimi nëpër shtetin serb jo rrallë herë iu ngjall frikë dhe ankth. Policia kosovare, por edhe zyrtarët e dognave theksojnë se nuk mund t’i anashkalojnë proçedurat e kontrollit.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani bën të ditur se puna është duke u zhvilluar normalisht dhe me kapacitet të shtuar, mirëpo kolonat dhe pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i proçedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve dhe formularëve përkatës nga autoritetet serbe.

Top Channel