Nis zbatimi i ligjit të ri anti-duhan

23/08/2014 00:00

Këtë të shtunë ka hyrë në fuqi ligji anti-duhan, ku në të gjitha ambientet e mbyllura, në subjekte e institucione publike apo private nuk lejohet të konsumohet duhan.

Ndonëse Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror ka nisur punën më herët duke vënë në dijeni të gjitha subjeket për risitë e këtij ligji, duket se pronarët dhe administratorët e lokaleve në kryeqytet janë të ndërgjegjësuar për ta respektuar këtë ligj, por me një kusht që askush të mos tolerohet.

Në disa subjekte, kryesisht bar-kafe, që funksionojnë si rrjete në kryeqytet nuk kanë pritur të zbatojnë ligjin, por e kanë rregull që brenda ambienteve të tyre nuk mund të konsumohet duhan.

Ndryshe nga vende të tjera, në Shqipëri ligji anti-duhan nuk parashikon ndarje të ambientit për ata që janë dhe nuk janë duhanpirës.

Shqipëria ka ratifikuar një marrëveshje të OBSH-së për të mos lejuar pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura. Ligji i ri ka të sanskionuar gjoba më të larta për subjektet që kapen në shkelje të tij dhe për herë të parë do të ndëshkohen me gjobë edhe klientët.

Top Channel