Aksidentet rrugore, 11 të plagosur

23/08/2014 00:00

Të paktën 11 persona janë plagosur këtë të shtunë në dy aksidente të ndryshme në Lushnje dhe në bregdetin e Jalës.

Në aksidentin e ndodhur në mesditë në rrethin e Lushnjes u plagosën 6 persona në aksin rrugor që lidh këtë qytet me Rrogozhinën, pranë fshatit Gramsh.

Makina me targë “TR 9973 R”, në të cilën udhëtonin 6 persona ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.

Nga informacionet e policisë rrugore, shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë bllokimi i sistemit të drejtimit të automjetit, gjë që ka sjellë dhe humbjen e kontrollit të automjetit.

Aksidenti tjetër ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur një automjet u përplas me një pemë ulliri pranë plazhit të Jalës. Për pasojë u plagosën 5 të rinj, policia shoqëroi drejtuesin e mjetit.

Top Channel