Rrëmbyesit dhe vrasësit e gazetarit amerikan James Foley kërkuar 80 milionë euro për lirimin e tij një vit më parë, ka thënë shefi ekzekutiv i GlobalPost, Philip Balboni. Ndërkohë, Times shkroi se Shtetet e Bashkuara refuzuan të paguan shumën e kërkuar nga militantët.
Foley u rrëmbye në muajin nëntor të vitit 2012 dhe më parë gjatë javës, militantët e ISIS publikuan në internet një video të ekzekutimit makabër të tij, duke i prerë kokën.
Policia dhe shërbimet e sigurisë po punojnë për të identifikuar shtetasin britanik të kthyer në xhihadist, që shfaqet në pamjet e ekzekutimit të gazetarit amerikan.
Raportime të pakonfirmuara sugjerojnë se personi në video, që kishte një theks të fortë anglez, është nga Londra ose nga jug-lindja e Anglisë dhe ka shërbyer si roje e pengjeve të IS-it.
Në videon e ekzekutimit të gazetarit, militantët kërcënuan se do të ekzekutonin një tjetër shtetas amerikan të marrë peng në qoftë se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërprisnin sulmet ajrore në veri të Irakut, por sulmet kanë vazhduar pavarësisht kërcënimeve. Që kur pamjet u publikuan, forcat amerikane kanë kryer 14 sulme ajrore ndaj militantëve të IS-it në afërsi të digës së Mosulit.
Më parë, Presidenti amerikan dënoi vrasjen dhe tha u zotua për të vënë para drejtësisë autorët. “Do të jemi të pamëshirshëm ndaj përgjegjësve. Kur dikush i bën keq shtetasve amerikanë, në bëjmë atë që është e nevojshme për të vënë në vend drejtësinë”, tha Obama.
Ndërkohë, gjatë së enjtes edhe Papa Françesku i telefonoi prindërve të James për t’i ngushëlluar.
Top Channel