Protestë për banesa sociale

20/08/2014 00:00

Pas miratimit të listës së familjeve të pastreha të cilat përfitojnë nga skema e apartamenteve me kosto të ulët nga Bashkia e Korçës, ka erdhur edhe reagimi i familjeve të cilat pavarësisht se kanë aplikuar nuk kanë mundur të jenë përfituese.

Dhjetëra të pastrehë të cilët janë përjashtuar nga lista e miratuar nga Këshilli Bashkiak kanë protestuar para Bashkisë së qyetit. Sipas tyre emrat iu janë hequr padrejtësisht nga lista, ndërsa kanë hedhur dyshime mbi ata që kanë qenë fitues.

Këshilli Bashkiak i Korçës miratoi listën me emrat fitues dy ditë më parë në mbledhjen e tij të radhës. Nga lista me 450 aplikantë vetëm 93 prej tyre kanë mundur të përfitojnë nga skema, ndërkohë që strehimi mbetet një problem i madh për qytetin.

Top Channel