Blloku opozitar takon minoritetet

20/08/2014 00:00

Një ditë para mbajtjes së seancës dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese, liderët e bllokut LDK-AAK-Nisma takuan përfaqësuesit e minoriteteve jo serbe.

Në një prononcim për gazetarët, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se koalicioni ka një partneritet të qëndrueshëm me komunitetet pakicë, duke kujtuar se ata janë pjesë e qeverisë edhe me Kushtetutën e Kosovës.

“I rëndësishëm po ashtu është fakti që minoritetet nuk janë të interesuara për zgjedhje të reja”, ka thënë Haradinaj. Sa i përket seancës së nesërme dhe vendimit të gjykatës, ai tha se, sido që të jetë vendimi, “shumica politike u dëshmua në seancën e 17 korrikut dhe kështu do t’i ndërtojë institucionet e Kosovës”.

Top Channel