Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ndaj paralajmërimit për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke thënë se një masë e tillë do të reflektojë negativisht në ekonominë e Kosovës dhe se është goditje për sektorin privat.

Megjithatë, OEK ka propozuar uljen e TVSH-së për energjinë elektrike, si alternativë e rritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike. OEK ka vlerësuar se ngritja e çmimit për energjinë elektrike, mund të ndikojë dhe të rëndoj aspektin social në vendin tonë edhe ashtu të rënduar.

Ata thonë se duke konsideruar gjithmonë që investitorët e huaj në Kosovë përbëjnë një mundësi për zhvillim ekonomik, një vendim i tillë për ngritje të çmimit të energjisë elektrike patjetër që do të ketë efektin e vet duke krijuar kushte jo të favorshme për ta dhe duke e bërë Kosovën një vend më pak të pëlqyer dhe të përshtatshëm për absorbim të investimeve të huaja.

Top Channel