Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel telefonoi homologun e tij rus të premten dhe iu premtua se nuk ka trupa ruse në karvanin me ndihma humanitar, të cilat janë drejtuar për në Ukrainë.
“Ju siguroi se nuk ka ushtarë rusë të përfshirë në ndihmat humanitare dhe ato nuk do të përdoren si pretekst për të ndërhyrë në Ukrainë”, tha ministri rus Sergei Shoigu, bëri të ditur Pentagoni.
Rusia nisi për në Ukrainë një autokolonë me 260 kamionë me ndihma humanitare për popullsinë civile në Ukrainën Lindore, ku trupat qeveritare janë duke luftuar me rebelët pro-rusë. Nga pamjet e transmetuara automjetet i ngjasojnë modeleve të përdorura nga ushtria ruse dhe ka pasur akuza se shoferët e tyre janë ushtarë, në foto ata duket të veshur me uniforma ushtarake.
Kievi është i frikësuar se Rusia mund të dërgojë te rebelët armatime ose mund të provokojë një incident të armatosur, i cili mund të justifikonte më pas një ndërhyrje të trupave ruse.
Por në deklaratën e Pentagonit thuhet se Ministri rus i Mbrojtjes ka siguruar se autokolona nuk ishte një maskim ushtarak dhe se ndihmat do të ndahen nga një palë e tretë neutrale.
“Ministri Shoigu i siguroi zotit Hagel se Rusia ishte e kushtuar për të ndihmuar popullin në nevojë në Ukrainë. Furnizimet do të shpërndahen nga komuniteti ndërkombëtarë i Kryqit të Kuq. Dy ministrat ranë dakord për të mbajtur të hapura linjat e komunikimit”, thuhej në deklaratë.
Top Channel