Rusia kërkon djathin zviceran

16/08/2014 00:00

Përfaqësues të kompanisë së prodhimit të djathit “Intercheese” në Zvicër thonë se nuk u ka pushuar telefoni asnjë ditë nga ana e Rusisë kohët e fundit.

Që nga data 7 gusht, kur qeveria e Vladimir Putin hartoi një dekret i cili ndalonte importet ushqimore nga vendet që mbështesin sanksione ndaj Rusisë për shkak të rolit të vendit në krizën e Ukrainës, Moska duket se po kërkon një treg alternativ blerjesh.

Sikurse para disa ditësh, Brazili u kthye në furnizuesin më të madh të popullsisë ruse për mishin dhe nënprodukte të tij, këtë herë Zvicra është etiketuar si vendi që do eksportojë djathin dhe produkte bulmeti drejt Rusisë.

Zvicra nuk është pjesë e vendimmarrjes së BE-së lidhur me sanksionet ndaj qeverisë së Moskës për shkak të pozicionit të saj si vend neutral.

Për këtë arsye të paktën 14 importues rusë kanë kontaktuar kompaninë e djathit “Intercheese” për të firmosur një marrëveshje të re tregtare mes tyre.

Një arsye tjetër e përzgjedhjes së Zvicrës si vendi i duhur për këtë marrëveshje është sepse djathi i saj shquhet si eksporti më i rëndësishëm bujqësor i vendit.

Të njohur për traditën e tyre në varietetin e djathit, importuesit rusë janë në kërkim të risive zvicerane. Por krahas entuziazmit që tregu i Zvicrës ka shfaqur ditët e fundit ka dhe një anë tjetër të cilës i duhet dhënë zgjidhje: faktit se ata nuk e përballojnë dot kërkesën në rritje nga Rusia.

Por deri te prodhimi final i djathit janë një sërë fazash zinxhir që duhen ndjekur, siç është sigurimi me lëndën e parë të qumështit. Për arsyen e dispropocionit të kërkesës me kapacitetin e prodhimit, vetë Zvicra po kërkon një treg alternativ për t’u “super-furnizuar” me qumësht.

Mesa bëhet e ditur, vende si Serbia ose të tjera që kanë kapacitet të madh fermerësh dhe bagëtish do të ishin shumë të nevojshme për përmbushjen e “super-prodhimit”. Mesa duket, embargot që Bashkimi Europian dhe RUsia kanë vendosur mes tyre po krijojnë një tregti të re mes vendeve të tjera.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta