
Imami i xhamisë “Elkudus” në Gjilan, Zekerja Qazimi i arrestuar të enjten për nxitje të terrorizmit, dyshohet se përveç kësaj veprimtarie të tij anti-kushtetuese edhe ka ftuar qytetarët që të mos dalin në zgjedhje.
Imami gjilanas dhe i arrestuari tjetër L.K nga komuna e Skënderaj dolën të premten para trupit gjykues ku u ballafaquan me kërkesën e prokurorit të rastit që kundër tyre të caktohet masa e paraburgimit.
Avokati i imamit Murat Demolli i caktuar sipas detyrës zyrtare pas seancës dëgjimore kërkoi që të mos paragjykohet për rastin.
Prokuroria ka njoftuar se dy të arrestuarit e fundit dyshohen se kanë kryer veprat penale: “Rekrutim për terrorizëm”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”, “Nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”, “Shtytje për kryerjen e veprave terroriste”, dhe “përgatitjen e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.
Këta dy të dyshuar nuk kanë të bëjnë me rastin e 42 personave të arrestuar në aksionin e madh, por me një rast tjetër, i cili ka qenë në punë në fillim të këtij viti, ku janë të përfshirë të pandehurit Jetmir Kyqyku, të cilit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak dhe të pandehurve: Sadat Topojani, Burim Ballazhi dhe Ilir Berisha, të cilëve iu është caktuar masa e paraburgimit.
Top Channel