
Një holandez i nderuar nga Izraeli sepse fshehu në shtëpinë e tij një fëmijë hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore ka dorëzuar përsëri medaljen e tij pasi disa nga të afërmit iu vranë në një sulm ajror izraelit në Gaza.
Çmimi ishte për jo-hebrenjtë të cilët rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur dhe shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit. Henk Zanoli, në një letër drejtuar Ambasadës Izraelite në Hagë tha se nuk mund ta mbajë më një nderim të tillë sepse duket sikur i rëndon peshë. Sipas tij të mbajturit në dorë medaljen e dhënë nga ana e shtetit të Izraelit në këto rrethana, do të ishte një fyerje sepse ai humbi jo pak, por katër breza në nje sulm ajror izraelit.
Ndërkaq Ambasada Izraelite ka refuzuar të komentojë mbi veprimin e Zanolit.Të dhënat zyrtare të OKB-së thonë se më shumë se 2,000 njerëz, shumica civilë palestinezë, kanë humbur jetën tragjikisht në luftimet e fundit mes militantëve te Hamasit dhe ushtrisë izraelite në Gaza.
Autoritetet lokale kanë bërë të ditura qindra raste ku breza të të njëjtës familje në Lindjen e Mesme janë shuar për shkak të trazirave të shumta në rajon.
Top Channel