Skandali në Afganistan, gjendet i vdekur marinsi

15/08/2014 00:00

Robert Richards, ish-pjesëtar i marinës amerikane në Afganistan dhe një prej ushtarëve të cilët u shfaqën duke urinuar mbi trupat e talibanëve të vrarë në vitin 2012, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Karolinën e Veriut.

Vdekja e ish-marinsit 28-vjeçar është konfirmuar nga avokati i tij, Guy Womack, i cili e mbrojti atë në gjyqin kundër trupave të marinës.

Guy Womack tha për Washington Post se “nga të dhënat e para duket se nuk është një vetëvrasje”. Ai shtoi se është duke u kryer autopsia, e cila do të vendosë mbi shkaqet e vërteta të vdekjes së 28-vjeçarit.

Pas videoskandalit, Richards u shpall fajtor për mos përmbushje të urdhëresave legale dhe shkelje të kodit të Drejtësisë Ushtarake, por shmangu burgun duke marrë një dënim më të lehtë.

Top Channel