
Policia amerikane ka bërë publik emrin e oficerit të përfshirë në vrasjen e adoleshentit Michael Brown, ditën e premte, e më pas bënë publik edhe dokumentet që përbanin fakte tronditëse: 18-vjeçari ishte “i dyshuari kryesor” i vjedhjes së një dyqani ushqimor, vetëm pak para se të vritej.
Oficeri Darren Wilson, një veteran prej 6 vitesh i departamentit të policisë, iu përgjigj thirrjes kur u përball me Brown, tha për reporterët shefi i policisë Thomas Jackson.
Sipas dokumenteve, Brown arriti të mashtronte një punonjës, i cili po përpiqej ta ndalte atë përpara se të dilte nga dyqani me një kuti cigaresh.
Oficeri i paidentifikuar i policisë, i cili shkroi raportin në lidhje me incidentin e vjedhjes, tha se kishte identifikuar Brownin duke krahasuar me imazhet e kamerave të survejimit, me trupin e adoleshentit të vrarë.
Pretendimi i prit menjëherë me skepticizëm mes komunitetit, i cili ka akuzuar policinë e rajonit Ferguson se është përpjekur të mbulojë ngjarjen dhe të mbrojë oficerin e tyre.
Top Channel