Durrës, arrestohet italiani, kërkohej në Spanjë

15/08/2014 00:00

Policia e Durrësit arrestoi një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi kërkohej nga autoritetet spanjolle.

51-vjeçari Vito Onofrio, nga Salerno i Italisë, u prangos teksa po hynte në Shqipëri nëpërmjet tragetit.

Sipas Policisë së Durrësit ai rezulton i kërkuar nga drejtësia spanjolle me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.  

Pas arrestimi do të nisin procedurat ligjore për ekstradimin e të ndalurit drejt Spanjës ku do të përballet me akuzat e ngritura atje.

Top Channel