
Një ekipi ushtarak amerikan ka fluturuar mbi malin Sinjar në veri të Irakut për të vlerësuar situatën, ku dhjetëra mijëra persona qëndrojnë të bllokuar prej ditësh.
Zyrtarët amerikanë thanë se operacioni u zhvillua gjatë ditës së mërkurë dhe i gjithë personeli ishte kthyer në bazën e tyre në Irbil. Shtetet e Bashkuara kanë dërguan qindra këshilltarë ushtarakë për t’i ardhur në ndihmë njerëzve që janë larguar nga banesat e tyre pas kërcënimeve nga grupi militant i ISIS.
Militantët kanë marrë nën kontroll sipërfaqe të shumta në veri të Irakut si edhe në Siri gjatë muajit të fundit. Me mijëra njerëz nga pakicat fetare janë detyruar të braktisin banesat e tyre.
Sipas zyrtarëve amerikan, operacioni i së mërkurës në Sinjar ka pasur si synim vlerësimin e situatës nëse do të vendoset për të zhvendosur popullsinë e bllokuar. BBC ka raportuar se në operacionin që ka zgjatur më pak se 24 orë kanë marrë pjesë rreth 20 trupa ushtarake, të cilët i përkasin forcave speciale amerikane. Shtete e Bashkuara kanë thënë se po shqyrton mundësinë e zhvendosjes nga ajri dhe krijimin e vendkalimeve të sigurta për banorët, por nuk ka pranuar se ka forca tokësore, të cilat kanë rol luftarak.
Kombet e Bashkuara, të mërkurën, e vlerësuan krizën në Irak në nivelin më të lartë të krizës humanitare.
“Duhet të ketë një zgjidhje të qëndrueshme të situatës. Popullsia duhet të zhvendoset në një territor më të sigurt, ku të ketë mundësi të marrin ndihmat humanitare”, tha Këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-ve, Ben Rhodes.
Top Channel