
Aktorja amerikane Lauren Bacall është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare. Karriera e saj në Hollywood u shtri në 7 dekada, me një debutim të paharrueshëm në filmin “To Have and Have Not”, përball bashkëshortit të saj të ardhshëm, Humphrey Bogart.
Më shumë se 50 vjet më vonë, aktorja fitoi nje “Golden Globe Award” me filmin “The Mirror Has Two Faces” dhe u nominua për “Academy Award”.
Lauren Bacall lindi në Brooklyn në vitin 1924 dhe u bë një nga yjet më të mëdhenj të kinemasë. Në një profil në Twitter, djali i saj shkruajti: Me dhimbje të thellë, por me mirënjohje të madhe për jetën e saj të mahnitshme konfirmojmë largimin nga kjo jetë të Lauren Bacall.
Në vitin 2009, Lauren u nderua me një çmim ‘Oscar’, në shenjë mirënjohje për rolet e saj në shumë filma.
Një ditë më parë ndërroi jetë edhe aktori me famë botërore Robin Williams, i cili kreu vetëvrasje në banesën e tij.
Top Channel