Korçë, shpërthim në apartament, një i plagosur

13/08/2014 00:00

Një person ka mbetur i plagosur rëndë nga shpërthimi i një bombule gazi të ndodhur në orët e mesditës së të mërkurës në qytetin e Korçës.

Shpërthimi është regjistruar në një apartament në lagjen numër 18 të qytetit jug-lindor dhe është dëgjuar fuqishëm në gjithë zonën përreth.

Si pasojë e shpërthimit shtetasi Muhamet Myrtezai ka mbetur i plagosur rëndë me djegje të mëdha në trup. Ai është shoqëruar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Policia e Korçës sqaron se apartamenti është përfshirë me shpejtësi nga flakët të ndihmuara edhe nga temperaturat e larta.

Top Channel