
6 alpinistë kanë humbur jetën, teksa ngjiteshin në malin e Bardhë në Francë. Grupi përbëhej nga 5 alpinistë dhe një person tjetër, që drejtonte guidën e tyre, trupi i të cilit nuk është gjetur ende.
Megjithatë, kërkimi nga policia franceze po vazhdon dhe nuk ka informacion lidhur me moshën e tyre apo identitetet. Ata ishin shpallur si të zhdukur që prej ditës së martë, dhe dyshohej se moti i keq kishte ndikuar në udhëtimin e tyre.
“Mont Blanc” është maja më e lartë në Europën Perëndimore dhe shquhet si një nga destinacionet më të preferuara për alpinistët, por njëkohësisht është edhe një ndër vargmalet më të rrezikshme.
Kjo nuk është hera e parë, që alpinistët humbin jetën në malin e Bardhë, në Francë. Vetëm gjatë muajve të fundit, dy belgë, dy finlandezë, dy irlandezë, si edhe një grup alpinistësh gjermanë e francezë kanë gjetur vdekjen duke ushtruar sportin e alpinizmit atje.
Top Channel