Gaza, vriten 2 gazetarë dhe 4 oficerë

13/08/2014 00:00

Gjashtë persona u vranë në Rripin e Gazës, kur një raketë izraelite shpërtheu mes përpjekjeve për ta çmontuar atë.

Të vdekurit janë dy gazetarë – një italian, një palestinez – si dhe 4 oficerë, të cilët po çmontonin eksplozivin.

Njëri prej gazetarëve që humbi jetën si pasojë e shpërthimit ishte Simone Camilli, i cili ka punuar për disa agjenci ndërkombëtare, duke përfshirë edhe “Associated Press”.

Incidenti në veri të Rripit të Gazës ndodhi vetëm një orë përpara mbarimit të  armëpushimit treditor mes Izraelit dhe palestinezëve.

Ndërkohë, bisedime indirekte, që kanë për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje më afatgjatë për konfliktin e Gazës, po zhvillohen në Kajro.

Top Channel