Ekuador, viktima e të plagosur nga tërmeti
13/08/2014 00:00
Dy persona mbetën të vdekur dhe 8 të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti me magnitudë 5.1 ballë në Ekuador.
Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se grupet e shpëtimit po punojnë për të liruar 3 persona të cilët kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
“Zjarrfikësit po punojnë për të evakuuar të plagosurit dhe për të shpëtuar njerëzit e bllokuar”, tha agjencia Kombëtare e Kontrollit të Rrezikut, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Aeroporti i kryeqytetit, Quito, u rikthye në normalitet pas kontrolleve të terrenit pas rënies së tërmetit.
Epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra në verilindje të Quito-s, me një thellësi 7.7 kilometra.
Top Channel