Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama tha se emërimi i Haider al-Abadi si kryeministër i Irakut është një “hap premtues”.
Ai pranoi se Iraku kishte kaluar “ditë të vështira”, dhe u bëri thirrje udhëheqësve të saj politikë që të punojnë së bashku. Më herët gjatë së hënës, Presidenti i Irakut i kërkoi Haider al-Abadi që të formojë një qeveri të re.
Nga ana tjetër, Maliki akuzoi presidentin Masoum, nga minoriteti etnik kurd, se ka shkelur Kushtetutën duke tejkaluar një afat ndaj tij, që t’i kërkonte bllokut më të madh politik në legjislaturën e re të nominonte një kryeministër dhe për të formuar një qeveri të re.
“Do të dorëzoj sot një ankesë zyrtare në Gjykatën Federale kundër Presidentit të Republikës, për shkak se ka kryer një shkelje të pastër kushtetuese për hir të llogarive politike”, tha Maliki në një fjalim televiziv.
Duke folur për sulmet ajrore ndaj militantëve të ISIS, Obama tha se ato kishin shkuar me sukses të plotë deri në këtë fazë. Luftëtarët e shtetit islamik (IS) kanë arritur të marrin nën kontroll territore të shumta gjatë muajit të fundit, duke detyruar më pas mijëra njerëz nga pakicat fetare të largohen nga shtëpitë e tyre.
Gjatë katër netëve të fundit, ekipet ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë kanë kryer 14 misione humanitare, duke lëshuar nga ajri më shumë se 300 pako me ushqime, uji dhe ndihma mjekësore, ka bërë të ditur Uashingtoni.
Zyrtarë të lartë amerikanë kanë thënë për Associated Press se SHBA-ja ka filluar gjithashtu furnizimin me armë ndaj ushtrisë kurde të Peshmergas, të cilët janë duke luftuar kundër militantëve
Top Channel