“Kosova duhet të zhvishet nga pasqyrimi i saj si fole e eksteremistëve islamikë. Lufta ndaj këtyre grupeve është tejet e rëndësishme dhe për këtë arsye përkrah fuqishëm arrestimin e grupit prej 40 personave të dyshuar si ekstremist të rrjeteve terroriste”,  theksoi presidentja Atifete Jahjaga gjatë në vizite që i bëri Komunës së Graçanicës.

E shoqëruar nga ambasadorja amerikane dhe kryetari i Komunës së Graçanicës Presidentja kërkoi bashkëpunim nga qytetarët dhe përfaqësuesit sic tha, pikësynimi i të gjithëve të bëhet integrimi i komunave brenda insitucioneve kosovare me synim rrugën drejt struktuarat e BE-së.

Znj.Jahjaga vizitën e bëri në këmbë çka befasoi edhe shumë qytetarë serb. Jahjaga theksoi se po viziton të gjitha komunat duke u kujdesur për mirëqenien sociale të banoreve të tyre ku premtoi se do t’i vizitojë edhe komunat në veri të vendit.

Ndërkohë kreytari serb tha se komuniti serb është urë lidhëse ndërmjet Prishtinës, Beogradit dhe BE. Ai premtoi se do të angazhohet fuqishëm në zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel e cila sipas tij është në të mirë të mirëqënies së qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë. Në të njëjtën kohë ai kërkoi që të gjithë ata që kanë kryer krime ndaj serbëve të dalin para drejtësisë.

“Serbët në Kosovë do të bëjnë përpjekje që të jenë urë, jo urë e cila do të bejë ndarjen e njerëzve, por urë lidhëse që do të bëjë bashkimin. Ekzistojnë edhe shumë probleme serioze sic thashë duke u nisur nga rezultatet të cilat do të zbardhen nga gjykata speciale për krime lufte e deri në atë atë që ka ndodhur në Gorazhdevc dhe në autobusin në Podujevë vite me parë. Kjo plagë është tjetet e rëndësishme për ne serbët dhe pa zgjidhjen e këtyre çështjeve nuk do të ketë qetësi dhe pajtim as në të ardhmën”, tha Branimir Stojanoviç,  Kryetar i Komunës së Graçanicës.
 
Në kuadër të kësaj vizite, presidentja Jahjaga vizitoi Qendrën Diagnostike në Graçanicë, Manastirin e Graçanicës, kompleksin e sporteve si dhe punimet e filluara në ndërtimin e spitalit në fshatin Badovc.

Top Channel