Vlorë, aksident rrugor, 1 e vdekur

10/08/2014 00:00

Një aksident në autostradën Vlorë-Levan, pranë fshatit Panaja, i cili ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës, i ka marrë jetën një shtetaseje, ndërsa dy të tjera kanë mbetur të plagosura në gjendje të rëndë.

Sipas burimeve policore, në aksident është përfshirë një mjet i tipit Lancia, i cili është përplasur me muret anësore të rrugës, dyshohet nga humbja e kontrollit të mjetit prej drejtueses së saj. Raportohet se ka humbur jetën shtetësja 31-vjeçarja Alma Mjalti, ndërsa dy femrat e tjera në makinë janë transportuar në spital.

Policia ende po punon për shkaqet e këtij aksidenti rrugor.

Top Channel