Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Qeverisja me bërthamë LDK, AAK dhe Nisma do të jetë e qëndrueshme dhe me kohezion të plotë.

Mustafa, po ashtu, ka përmendur se kjo do të jetë qeverisje pa kushte dhe, sipas tij, “të gjithë atyre, që brengosen se do të jenë të kushtëzuar nga ky apo ai subjekt në qeverisjen e ardhshme, u them të flenë rehat”.

Postimi i plotë i liderit të LDK-së është si në vijim: “Do të qeverisim pa kushte. Rrugën e dimë. Ne arritëm të bëjmë një marrëveshje ‘LDK, AAK, Nisma’; të komunikojmë me VV dhe partitë e komunitetit joshumicë; të mbajmë një sjellje normale dhe demokratike edhe ndaj PDK-së dhe partive të koalicionit të saj. Ky është vullneti ynë dhe kultura jonë politike. Prandaj, të gjithë atyre që brengosen se do të jemi të kushtëzuar nga ky apo ai subjekt në qeverisjen e ardhshme, u them të flenë rehat. Qeverisja me bërthamë ‘LDK, AAK dhe Nisma’ do të jetë e qëndrueshme dhe me kohezion të plotë. Do të punojmë në interes dhe në të mirë të Kosovës”.

Top Channel