Lushnje, 3 viktima nga aksidenti rrugor

08/08/2014 00:00

Tre të rinj kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit në Lushnje.  Automjeti tip Benz me të cilin ata udhëtonin ka rënë në një kanal të madh ujëmbledhës, duke i marrë jetën tre të rinjve.

Viktimat janë Fadil Rika, 19 vjeç, Mario Rika 16 vjeç dhe Sokol Sheqi, 21 vjeç. Sipas policies, një person i katërt, Françesko Mara ka mundur të shpëtojë. Ngjarja ndodhi në fshatin Kosovë e Vogël, ndërsa të gjithë ishin kushërinj nga fshati Cinar i Lushnjes.

Ata ktheheshin nga një dasmë tek të afërmit e tyre, ndërsa mjeti me të cilin po udhëtonin është përplasur në një kthesë të fortë dhe më pas ka përfunduar në kanalin me ujë.

Ata janë gjetur nga banorët e zonës të cilët lajmëruan policinë lokale për ngjarjen. Tre viktimat janë dërguar në Spitalin e Lushnjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të këtij aksidenti.

Top Channel