Në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë janë rikthyer sërish kolonat e gjata.

Deri para pak ditësh, qytetarët që udhetonin për pushime në Kosovë kanë pritur nga pjesa serbe e kufirit, ndersa tani që kthehen nëpër vendet ku jetojnë, duhet të presin për disa orë ne anen kosovare te kufirit.

Të mërkurën në mesditë, radhet e gjata – rreth 2 km – me automjete, në pikëkalimin e Merdares në Podujeve, i kane lene qytetarët ne pritje për të kaluar kufirin per gati 2 orë.

Ata mendojnë se policia kufitare duhet t’i shtoje kapacitetet më shumë dhe te mos u shkaktoje telashe qytetarëve.

Vonesat gjatë kalimit në kufi, kryesisht bëhen nga policia kufitare serbe, për shkak të procedurave specifike që kanë për qytetarët e Kosovës, që udhëtojnë me letërnjoftim të lëshuar nga Ministria e Brendshme në Prishtinë.

Policët serbë që, sipas marrëveshjes së arritur mes dy shteteve në Bruksel, janë të vendosur shumë afër kolegëve të tyre kosovarë, nuk i trajtojnë si duhet shqiptaret e diaspores.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se i kanë shtuar kapacitetet e policisë nëpër të gjitha pikat kufitare, si dhe kanë thjeshtuar procedurat për qytetarët e diasporës për t’i shmangur pritjet e gjata.

“Edhe përkundër faktit, se Policia e Kosovës po punon me kapacitete të shtuara dhe me aplikimin e procedurave të përshpejtuara të kalimit kufitar, në mënyrë që mos t’i lemë bashkatdhetarët tanë të presin, kjo po krijohet si pritje për shkak të fluksit të madh të automjeteve e njëkohësisht edhe procedurave, që pala serbe aplikon në plotësimin e dokumentacioneve. Gje që, në njëfare mënyre, po shkakton edhe pritjet nganjëherë të gjata për bashkatdhetarët tanë”, tha Baki Kelani, zëdhënës i Policisë.

Sipas Kelanit, në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë tanimë nuk ka kolona nga pjesa serbe, ndaj beson që kolonat, te cilat priten të krijohen në këtë kohë, kur qytetarët nga diaspora kthehen ne vendet ku punojne, te mos të zgjaten më shumë.

Top Channel