PD: Qeveria i fali miliarda CEZ-it

06/08/2014 00:00

Opozita denoncoi sërish atë që ajo e cilëson si “afera CEZ e qeverisë”. Sipas deputetit Florion Mima qeveria përjashtoi avokatin që kishte marrë shteti shqiptar dhe produkti i negociatave ishte pikërisht falja nga qeveria e rreth 500 milion eurove fatura të papaguara të CEZ ndaj kompanive shtetërore shqiptare si dhe një dëm deri në 3 miliardë dollarë shkaktuar Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.

“Ky është ndoshta rasti i parë dhe i vetëm në historikun e proceseve të tilla, kur avokati që paguhet nga shteti për të ruajtur interesat e tij në mënyrën më të mirë profesionale, përjashtohet po nga ky shtet nga negociatat dhe arritja e marrëveshjes. Është e kuptueshme pse. Sepse ai nuk do të ishte dakort dhe do të ngrinte zërin kundër. Ky fakt dhe ato që kemi denoncuar dhe do të vazhdojmë të denoncojmë ofrojnë tashmë një panoramë shumë të qartë se afera CEZ është pjellë e një mazhorance të papërgjegjshme dhe të korruptuar”, deklaroi deputeti demokrat, Florian Mima.

Top Channel