Ish-deputeti i parlamentit të Kosovës, Gani Geci ndodhet ende në Kosovë.

Ministri i Brendshëm në detyrë, Bajram Rexhepi u shpreh i bindur se ish-deputeti Geci nuk është larguar nga vendi. Ai thotë se që prej vrasjes së ndodhur dy ditë më parë, pikat kufitare kanë qenë të mbyllura për të.

Deklarata e ministri Rexhepi mbërriti pas pretendimeve të familjarëve të autorit të dyshuar të vrasjes se ai ka lënë Kosovën.

Gani Geci akuzohet për vrasjen e Ruzhdi Shaiqrit vrasje e ndodhur ditën e Hënë në Kosovë.

Top Channel