Krim në familje, 45-vjeçari vret bashkëshorten

05/08/2014 00:00

Krimi në familje godet në Berat. Një 42-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të hënës në Urën Vajgurore. Tomor Zeqo, 45 vjeç ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij Mimoza, 42 vjeç.

Pas dhunës së ushtruar, 42-vjeçarja është shoqëruar në gjendje të rëndë në spitalin e Beratit, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ka ndërruar jetë.

Pas verifikimeve, mjekët kanë gjetur gjurmë fostoksine në trupin e viktimës. Policia e Beratit dyshon se lënda helmuese dyshohet t’i jetë dhënë me forcë 42-vjeçares nga autori i vrasjes së saj për të humbur gjurmët e krimit dhe për të treguar atë si vetvrasje.

Uniformat blu njoftojnë gjithashtu se 45-vjeçari ishte një person me precedentë penalë në të shkuarën e tij. 

Top Channel